18:49, 11 Korrik 2020

Opinionisti Petrit Zogaj, i ka komentuar reagimet pas ngjarjes së ditës së djeshme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës në mes kryekuvendares Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, transmeton Klan Kosova.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar: Kur Aida Derguti kishte shprehur një pakënaqësi ndaj Albinit, feministët turbo-folke e patën pranuar pa pikë shqetësimi që Aida të linçohej e “masakrohej” nga turmat e pafundme në media e hapësirë publike. E kjo ndodhi vetëm për faktin që Aida kishte një padurim ndaj Albinit. E kur te sulmohet Albini, këto feministe, me tru të kalbur patriarkal, këtu s’ka kompromis. Nuk sulmohet ai, sado feministe që je, ai nuk preket. Me atë duhesh me qenë në një linjë të mendimit dhe nuk duhesh me i shpreh ndonjë mospajtim eventual. Pra, je feminist/e deri në pikën qe nuk e sulmon Albinin.

Ndërsa sot, po të njëjtat “feministe” nuk pranojnë që të kritikohet Vjosa Osmani për shkak të veprimeve politike të saj. E kjo ndodh para se gjithash për faktin që Vjosa Osmani sot është në një linjë me Albinin. Pra, jo pse është Vjosa në pyetje, një grua politikane, por sepse Vjosa është në linjë me Kurtin, e kur të jesh në linjë me Kurtin, gjithçka të falet. Çfarëdo gabimi politik që bën nuk të cilësohet i tillë sepse je me liderin e kësaj kaste turbo-folke feministeve.

Çfarë standardi intelektual është ky?

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë