Zjarri vret 14 persona në Tajvan (VIDEO)

Zjarri vret 14 persona në Tajvan (VIDEO)

NULL NULL
1 week më parë

Një zjarr përfshiu një ndërtesë 13 katëshe gjatë natës në Tajvanin jugor, duke vrarë 14 persona dhe duke lënduar 51.

Zjarrfikësit po kryenin opearcionin e kërkim-shpëtimit mëngjesin e së enjtes për të kërkuar të mbijetuarit.

Zjarri ishte jashtëzakonisht i ashpër dhe shkatërroi shumë kate të ndërtesës, sipas një deklarate nga departamenti i zjarrfikësve, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Ndërtesa është rreth dyzet vjeçe, sipas një deklarate zyrtare, me dyqane në nivelet më të ulëta dhe apartamente në nivelet më të larta.