17:05, 11 Qershor 2019

Para 11 vjetësh, Universal Studios Hollywood ishte kapluar nga zjarri edhe atë kohë kjo kompani kishte thënë se zjarri e kishte shkatëruar parkun tematik “King Kong” si dhe një dhomë videosh ku mbaheshin të vetmet kopje të veprave të vjetra,  shkruan The New York Times, përcjell Klan Kosova.

Mirëpo, sipas një artikulli të publikuar në martën nga The New York Times Magazine, zjarri kishte depërtuar edhe në një arkivë që mbante incizime audiale, që konsiderohet si “shkatërrimi më i madh në historinë e biznesit muzikor”.

Ky zjarr kishte nisur në orët e hershme të 1 qershorit ndërsa kishte arritur në Ndërtesën 8197, që njihet si dhoma e videove, e që mban video incizime, cilindra filmi, si dhe një librari incizimesh pronë të Universal Music Group.

Qindra zjarrëfikës i ishin përgjigjur zjarrit. Pasi kishin provuar që ta shuajnë atë me ujë dhe shkumë kishin vendosur që ta çmontojnë magazinën në mënyrë që ta shuajnë zjarrin më lehtë.

Pothuajse të gjitha incizimet e masterizuara në këtë dhomë kishin përfunduar të djeguara, përfshirë edhe disa që ishin regjistruar në vitet e 1940-ta e këndej.

Në një raport konfidencial më 2009, Universal Music Group kishte llogaritur humbjen e mbi 500 mijë titujve muzikorë, përfshirë atyre të Billie Holiday, Louis Armstrong, Duke Ellington, Al Jolson, Bing Crosby, Ella Fitzgerald dhe Judy Garland.

Të humbura raportohet të jenë edhe këngët e artistëve Buddy Holly, John Coltrane dhe hite si “At Last “ nga Etta James dhe “Rock Around the Clock” të Bill Haley-t.

Mirëpo, lista vazhdon edhe me emra si Ray Charles, B.B. King, the Four Tops, Joan Baez, Neil Diamond, Sonny & Cher, Joni Mitchell, Cat Stevens, Gladys Knight and the Pips, Al Green, Elton John, Eric Clapton, Jimmy Buffett, the Eagles, Aerosmith, Rufus and Chaka Khan, Barry White, Patti LaBelle, Tom Petty and the Heartbreakers, the Police, Sting, Steve Earle, R.E.M., Janet Jackson, Guns N’ Roses, Mary J. Blige, No Doubt, Nine Inch Nails, Snoop Dogg, Nirvana, Beck, Sheryl Crow, Tupac Shakur, Eminem, 50 Cent dhe the Roots.

Por, pse vetëm tash u mor vesh kjo?

Jody Rosen, autorja e artikullit, e ka përshkruar përpjekjen e suksesshme për minimizimin e kësaj humbjeje si “triumf në menaxhim të krizave” që kishte përfshirë zyrtarë që punojnë për Universal Music Group në të dyja brigjet.

Këto përpjekje padyshim ishin drejtuar kah minimizimi i turpërimit publik, por disa sugjerojnë që kompania po ashtu ishte brengosur nga një reagim i ashpër nga ana e artistëve të cilëve iu ishin djegur incizimet, apo nga udhëheqësit e pronave të tyre, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë