Lajmet e fundit

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh me pisha në territorin e Prizrenit.
Policia ka njoftuar se shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura. Ndërkohë, për shuarjen e tij kanë intervenuar zjarrfikësit, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, transmeton Klankosova.tv.
Pas disa orësh përpjekjesh, zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.