Zjarri në Sferkë të Klinës, Millaku: Po e presim ndihmën e KFOR-it NULL NULL 16.08.2024 00:06 16.08.2024 00:06 Drejtori i Emergjencave në komunën e Klinës, Qëndrim Millaku, ka folur rreth gjendjes në fshatin Sferkë, e cila gjatë ditës së sotme u përfshi nga zjarri. Millaku në Edicionin Special në Klan Kosova tha se zjarri “për momentin është nën kontroll”. “Nesër, në orët e mëngjesit, po presim ndihmë edhe prej anës së KFOR-it për të pasur mundësi që të intervenojmë për arsye se në zonat e thella është e pamundur me mjete të zjarrfikësve për të ndërhyrë”, tha Millaku. Më herët, ai kishte deklaruar për Klankosova.tv se flakët i janë afruar shtëpive, por se tani ato janë futur nën kontroll dhe më larg zonave të banimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024