Lajmet e fundit

Një zjarr ka shpërthyer rreth mesnatës në një ndërtesë në Rrugën B në Prishtinë.
Zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve për Rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar se ekipet e zjarrfikësve kanë pranuar informatën për zjarrin në ora 00:22 dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas tij, zjarri ka qenë në kulmin e ndërtesës, ndërsa ekipet kanë intervenuar me kohë dhe aktualisht situata është nën kontroll.
“Rreth orës 00:22 kemi marrë informatën për zjarr në Rrugën B. Zjarri ishte në kulmin e ndërtesës. Ekipet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Gjithçka është nën kontroll dhe tani jemi në përfundim të intervenimit”, ka thënë Shkodra.
Ai ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura./Klankosova.tv