20:16, 15 Prill 2019

Një zjarr ka shpërthyer në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën.

Shkaku nuk ishte menjëherë i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar për të luftuar zjarrin që shpërtheu. Një zonë që rrethon ndërtesën në qendër të Parisit është pastruar, thanë zyrtarët.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka anuluar fjalimin e tij të planifikuar drejtuar popullit për zjarrin e katedrales, tha një zyrtar i Pallatit të Elysee.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e përshkroi atë si një “zjarr të tmerrshëm” dhe i nxiti njerëzit në vendngjarje që të respektojnë kufijtë e krijuar nga ekuipazhet e zjarrit për të siguruar që ato të mbeten të sigurta.

Ndërkaq, presidenti amerikan që mbeti i tmerruar sugjeroi që të përdorën cisternat nga lart për të shuar zjarrin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë