Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarri në IML, Prokuroria: Kemi lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes

NULL NULL
21.11.2023 15:02

Prokuroria ka bërë të ditur se ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të sqaruar shkaqet e incidentit me zjarr.

Në një përgjigje për Klan Kosova, është thënë se në bazë të gjeturat do të ndërrmarrin veprimet në kuadër të dispozitave të KPPRK-së.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti. Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në përgjigje.

Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.