LIVE| Zjarri në IML, policia nis hetimet (VIDEO) NULL NULL 21.11.2023 09:46 21.11.2023 09:46 10:15 – Pamje brenda zyrave të djegura në IML Sot në mëngjes, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri. Klankosova.tv përmes burimeve mëson se dyshohet se janë djegur zyrat e ish-drejtorit të IML-së, Arsim Gërxhaliut dhe zëvendësdrejtorit Ditor Halitit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Sipas tyre, nuk ka persona të lënduar nga zjarri. Ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt. 09:46 – Zjarri në IML, policia nis hetimet Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth shkaqeve që e kanë shkaktuar zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zyrtarja për Informim e PK-së, Flora Ahmeti. Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri. “Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. 09:02 – Lokalizohet zjarri në IML – s’ka të lënduar (VIDEO) Zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Kështu ka thënë komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, i cili ka shtuar se nuk ka persona të lënduar nga zjarri. “Po, një zyrë në IML është përfshirë nga zjarri. Sipas informatave që kemi, nuk ka të lënduar dhe tashmë zjarri është shuar”, ka thënë Gashi. 08:39 – IML-ja kaplohet nga zjarri, punonjësit evakuohen nga ndërtesa (VIDEO) Sot në mëngjes disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë kapluar nga zjarri. Klankosova.tv përmes burimeve mëson se punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa derisa zyrat janë duke u djegur. Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për tri zyre në katin e sipërm të ndërtesës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku për draft-statutin: Paraqet autonomi me rrugëtim potencial për federalizim 5 orë më parë