Lajmet e fundit

Komandanti i Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi, ka reaguar pas zjarrit që shpërtheu dje në një qendër tregtare në Fushë Kosovë.
Gashi tha se ekipet e zjarrfikësve u përballën me një nga zjarret më të mëdha të dekadës së fundit, duke qëndruar në terren deri pas mesnate, raporton Klankosova.tv
Gashi shprehu mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit, ndërsa falënderoi veçanërisht ekipet e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Lipjani dhe Drenasi, të cilat iu bashkuan operacionit për shuarjen e zjarrit.
“Shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për të gjithë kolegët, të cilët dhanë maksimumin, me përkushtim dhe guxim, deri në orët e vona të natës. Një falënderim i veçantë për ekipet e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Lipjani dhe Drenasi, të cilat iu përgjigjën thirrjes dhe na u bashkuan në përballimin e këtij zjarri. Ju lumtë, kolegë!”, shkroi Gashi në Facebook./Klankosova.tv