Zjarri ia shkatërron biznesin ferizajasit NULL NULL 23.05.2015 18:39 23.05.2015 18:39 Zjarri cili kishte kapluar objektin e ndërmarrjes “Nedri-Comerce”, në Ferizaj, i ka shkaktuar shumë dëme pronarit të kësaj ndërmarrje Driton Murselit. Shkatërrimi i objektit nga zjarri, biznesmenit nga Ferizaj do t’i kushtojë një shumë të konsiderueshme të hollash. Driton Murseli pronari i objektit i cili është kapluar nga flakët, dyshon se zjarri erdhi nga energjia elektrike, e cila sipas tij në këtë zonë asnjëherë nuk ka qenë stabile për shkak të kyçjeve të shumta të shtëpive në trafot e amortizuara. Murseli ndjehet mirë dhe e konsideron fat në fatëkeqësi, që zjarri që e kaploi objektin e tij nuk shkaktoi viktima në njerëz. Ndërtesa e Driton Mureselit brenda kishte materiale të moblieve, shumicën e të cilave zjarri i ka djegur. “Objekti ka pasur repromaterial të mobilieve, shumica është djegur por edhe ajo pjesë që ka mbetur nuk dihet se në çfarë gjendje është. Në këtë gjendje nuk mund të flitet për vlerën e dëmit por një dihet se ajo është shumë e lartë dhe e papërballueshme”, shprehet Dritoni. Këtë biznes të shtunën e ka vizituar edhe një delegacion i Agjencionit Kosovar të Bizneseve (AKB), i cili është njoftuar më për së afërmi me pasojat që i ka shkaktuar zjarri këtij biznesi. Dritoni e ka vlerësuar këtë vizitë të këtij delegacioni, duke thënë se në këto momente të vështira për biznesin e tij çdo përkrahje është e mirëseardhur. Pavarësisht kësaj ky biznesmen edhe përkundër sfidave është i vendosur që ta rikthejë biznesin e vet që e ka krijuar me mjaft mund. “Çdo ndihmë është e mirëseardhur por unë do të vazhdoj që të punoj në rikthimin e kapaciteteve të ndërmarrjes”, shprehet Driton Murseli. Nga informacionet e para jozyrtare u bë e ditur se vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri sillet diku rreth 100 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 12 orë më parë
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 16 orë më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 16 orë më parë