Lajmet e fundit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një objekt në magjistralen Prishtinë–Fushë Kosovë, të enjten mbrëma.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 tetor, rreth orës 17:20, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ndërsa zjarri është arritur të lokalizohet.
Si pasojë e zjarrit, dëmet materiale janë shumë të mëdha. Gjatë intervenimit, një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë.
"Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 02.10.2026 -17:20. Është raportuar se në një objekt i cili gjendet në magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një zjarr me përmasa të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Zjarri është arritur të lokalizohet, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha. Një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë gjatë intervenimit".