Zjarrfikësja më e shpejtë në botë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarrfikësja më e shpejtë në botë

NULL NULL
12/11/2015

Zjarrfikësit janë i vetmi shpëtim në rast të zjarreve të mëdha dhe shpesh ata e justifikojnë punën e tyre, duke mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes dhe duke vënë flakët nënkontroll.

Megjithëse në shumë raste kur ata mbërrijnë në vendin ku ka rënë zjarri gjithçka është shkrumbuar.

Së fundi është publikuar në internet një video e regjistruar nga një kamera e vendosur në një urë në Vladivostok të Rusisë, ku duket një zjarrfikëse e cila shkel çdo rregull të qarkullimit rrugor, duke kaluar mbi rrethrrotullim.

Kjo pasi shpejtësia ishte e madhe dhe ishte e pamundur për të manovruar.

Ndoshta dëshira e madhe për të arritur në vendin ku kishte rënë zjarri sa më parë, e detyroi shoferin e zjarrfikëses të kalonte mbi rrethrrotullim.

Por këtë herë ja doli doli paq, pasi bordura ishte e kalueshme dhe fatmirësisht nuk pati edhe automjete të tjera.

Por tashmë ky shofer do të ketë zënë mend dhe zor se do ta bëjë më këtë veprim, megjithëse këtë herë i shkurtoi rrugën./Top Channel/

https://www.youtube.com/watch?v=S_7m_6O4KNw