Zjarrfikësit shpëtojnë tre punëtorët që i zuri dheu në Prizren – njëri i lënduar rëndë NULL NULL nga Hekuran Sokoli 15.05.2023 22:46 nga Hekuran Sokoli 15.05.2023 22:46 Si pasojë e shembjes së dheut në lagjen “Arbana” në Prizren, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi, i cili ka shtuar se njëri prej viktimave ka marrë lëndime të rënda trupore. “Sot ka ndodhur një incident në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, ku tre punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut”. “Dy prej tyre pësuan lëndime më të lehta, ndërsa personi i tretë pësoi lëndime më të rënda. Ky i fundi po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”. Tutje, Gashi ka treguar se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ata kanë arritur që t’i nxjerrin punëtorët të cilët i kishte zënë dheu. Dy prej tyre janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i treti me lëndime më të rënda është duke u trajtuar në QKUK. Klan Kosova mëson se punëtorët në fjalë kanë qenë duke intervenuar në një kanal të ujërave të zeza. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv