Zjarrfikësit kërkojnë normalitet NULL NULL 04.05.2015 10:26 04.05.2015 10:26 Sindikata e Zjarrfikësve: Kërkojmë nga institucionet qeveritare kushte normale për punë, siguri në punë dhe të rritet gatishmëria emergjente që ky shërbim të jetë funksional. Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës i ka dërguar letër të hapur Kryeministrit Isa Mustafa, Ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe Ministrit të Financave, Avdulla Hotit, për të shprehur pakënaqësinë kundrejt neglizhencës që organet shtetërore kanë për institucionin e tyre. Zjarrfikësit e Kosovës duke shënuar 4 majin, Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, kanë shkruar se ndjehen të lënë pas dore, përderisa në vendet tjera bëhen edhe manifestime me rastin e kësaj dite. “Zjarrfikësit funksionojnë në shpërpushje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar ,të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale, kjo ka ngritë indinjatë të thellë të kjo kategori e të punësuarve”. “Në shtetet ndërkombëtare zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë iu jepen mirënjohje ,falënderime ,demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment. Të ne në Kosovë kjo ditë kalon në heshtje ,shërbimi i zjarrfikësve është në një pozitë shumë të vështirë dhe thuaja të pa përballueshme ,ku zjarrfikësit përballen më shumë vështirësi në të gjitha aspektet”, thuhet në letrën dërguar institucioneve shtetërore. Zjarrfikësit e Kosovës kanë shtruar edhe kërkesat e tyre, ata kërkojnë kushte, të paktën normale, për punë. “I ftojmë institucionet vendimmarrëse që urgjentisht të shtrohet kjo çështje ,të analizohet çështja e shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit ,të krijohen kushte normale për punë ,siguri në punë, të rritet gatishmëria emergjente që ky shërbim të jetë funksional dhe të arsyetojë themelin e misionit të zjarrfikësve, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale”, shkruajnë zjarrfikësit. /KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023