Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarret në Shqipëri, dëmi ekonomik në pyje mbi 16 milionë euro

NULL NULL
30.06.2025 17:47

Zjarret që kanë përfshirë Shqipërinë këtë vit kanë djegur deri më tani 2 mijë e 800 hektarë pyje dhe kullota.

Sipas të dhënave të European Forest Fire Information System që monitoron gjendjen e zjarreve në Europë dhe përpunon statistika, pjesa më e madhe e këtyre zjarreve kanë rënë pranë qyteteve të Vlorës dhe Lezhës.

Sipas vlerësimit, dëmi ekonomik i llogaritur me formulën standard, është afërsisht 16.75 milionë euro deri në këtë moment.

Edhe pse jemi në gjysmën e parë të vitit, dëmi ekonomik është më i vogël në raport me vitin 2024, kur zjarret shkaktuan dëme që kapën vlerën e rreth 280 milionë eurove në pyje dhe kullota.

Madje, viti 2024 konsiderohet një vit katastrofik, si për numrin e zjarreve, ashtu edhe për dëmin ekonomik që ato shkaktuan gjatë 15 viteve të fundit, sipas agjencisë europiane.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile atje janë angazhuar në monitorimin dhe parandalimin e zjarreve në vend, ku për mbështetjen e ndërhyrjes në terren, Ministria ka aktivizuar 64 automjete zjarrfikëse dhe dronë patrullues./Euronews.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.