Zjarret në Gadime, banorët shqetësohen për deponë e dinamitit NULL NULL 31.07.2024 20:52 31.07.2024 20:52 Zjarret në Gadime, banorët shqetësohen për deponë e dinamitit Zona e Gadimës së Epërme në Lipjan, tash e një javë po ballafaqohet me vatra të zjarrit. Në këtë zonë malore gjendet veç një shtëpi e pabanuar, por që këtë pjesë e ka ruajtur i zoti i kësaj shtëpie i cili e ka fikur zjarrin në këtë pjesë. Për ta parë gjendjen nga afër, aty ishte edhe një ekip i Klan Kosovës. Shqetësim i vetëm i banorëve, është një depo e dinamitit që gjendet afër vendit ku ka edhe zjarr. Ata frikësohen se flakët mund të mbërrijnë deri tek depoja, e cila përdorët për gurëthyes dhe është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme./ Klankosova.tv