17:43, 14 Gusht 2019

Zjarret kanë kapluar një pyll të paprekur me pisha unike, në ishullin Grek Evia ndërsa autoritetet po luftojnë për të mbajtur nën kontroll flakët.

Qindra njerëz u evakuuan nga fshatrat afër, ndërsa zjarri shpërtheu në orët e para të së martës dhe kaploi pyllin e dendur.

“Është një katastrofë e madhe ekologjike” i tha AFP-së guvernatori rajonal, Kostas Bakojanis.

Më shumë se 200 zjarrfikës po ndihmojnë për të luftuar flakët së bashku me 75 motorë zjarri, nëntë helikopterë dhe shtatë aeroplanë, raporton agjensia e lajmeve.

Italia dhe Spanja kanë ofruar avionë shtesë për të ndihmuar hedhjen e ujit në pyje në përpjekje për të zbehur flakët që digjen nëpër ishullin e dytë më të madh të Greqisë.

Zjarre të tjera shpërthyen në ishullin Thassos, si dhe në rajonin qendror të Viotia dhe Peloponnese.

Gjithashtu kishte raportime për një zjarr në Peania, një periferi e Athinës përderisa tymi ka mbuluar kryeqytetin grek.

Konkurs Pune

Lexo më shumë