Zjarr në një spital ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Tiranë NULL NULL 27.11.2021 12:29 27.11.2021 12:29 Një zjarr masiv ka rënë në katin e tretë të spitalit COVID3 në Tiranë. Besohet se zjarri ka rënë në zyrat e administratës dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një prizë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve. Po ashtu mësohet se nga flakët nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Në këtë godinë nuk ka pacientë, pasi spitali është boshatisur disa muaj më parë. Njoftimi i policisë për ngjarjen: Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./tvklan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.