Zjarr në një shtyllë elektrike në Emshir, detaje nga zjarrfikësit dhe KEDS NULL NULL 21.01.2025 18:02 21.01.2025 18:02 zjarrfikes Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Prishtinë. Për pasojë raportohet se një pjesë e kësaj lagje ka mbetur pa rrymë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi. Gashi tha se ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar në rast. “Në vendin e ngjarjes kanë qenë ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar në rast. Nuk ka asgjë serioze”, tha Gashi. Lidhur me rastin është deklaruar edhe KEDS. Zëdhënësi Lulzim Krasniqi, dha detaje rreth kësaj ngjarje. “Ekipet e KEDS-it kanë dalur shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Një përçues është këputur. Besoj se ekipet tona shumë shpejt do ta rregullojnë”, tha Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 15 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë