8:46, 12 Shkurt 2019

Të paktën 17 persona kanë vdekur pas një zjarri  që shpërtheu në një hotel në qendër të kryeqytetit indian, Nju Delhi.

Zjarri shpërtheu mëngjesin e së martës në hotelin “Arpit palace” në Karol Bagh, një zonë e njohur për turistë.

Një grua dhe një fëmijë, të cilët ishin ndër viktimat, vdiqën gjatë përpjekjeve për të kërcyer nga një dritare për t’i shpëtuar zjarrit, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se ishin rreth 150 njerëz në gjumë në hotelin me 65 dhoma, kur shpërthyen flakët./klankosova.tv/.