Zjarr në Marinën e Dubait, sigurohen më shumë se 3 mijë banorë – asnjë i lënduar NULL NULL 14.06.2025 14:17 14.06.2025 14:17 Një ndërtesë apartamentesh 67-katëshe në Dubai Marina u kaplua nga zjarri të shtunën në mëngjes. Tre mijë e 820 banorët nga 764 apartamente u zhvendosën në vende të sigurta dhe nuk pati të lënduar. Zjarri shpërtheu në katet e sipërme të Kullës Tiger – e njohur edhe si Marina Pinnacle – rreth orës 21:30. “Ekipet e ambulancës dhe stafi mjekësor janë në vendngjarje për të ofruar mbështetje të plotë mjekësore dhe mendore për banorët e evakuuar në mënyrë të sigurt”, tha zyra e medias. Sipas raportimeve, zjarri u shua për gjashtë orë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.