Zjarr në malet e Gjakovës, në shuarje ndihmoi edhe KFOR-i NULL NULL 22.07.2024 20:15 22.07.2024 20:15 Foto ilustruese Në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Tutje, ai tha se zjarrfikësit dhe KFOR-i kanë bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin. “Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin”, tha Elezaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024