Zjarr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar NULL NULL 17.06.2025 20:20 17.06.2025 20:20 Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të Pejës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se nuk ka të lënduar dhe se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar. “Sot rreth orës 19:05 Policia është informuar për një zjarr i cili ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Qyshk, në kuzhinën e objektit përkatës”. “Policia ka dalur mënjëherë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi i zjarrëfkësve të cilët kanë vënë zjarrin nën kontrollë. Persona të lënduar fatmirësisht nuk ka. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.