Lajmet e fundit

Zjarr në Krojmir të Lipjanit, flakët përfshijnë zonën pranë parkut “Blinaja”
Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Krojmir të Lipjanit, shumë afër parkut “Blinaja”.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e Klankosova.tv, zjarri është përhapur në një zonë të gjelbëruar, ndërsa përmasat e dëmit ende nuk janë bërë të ditura.
Rrethana të tjera lidhur me incidentin pritet të bëhen të ditura pas ndërhyrjes së ekipeve në terren.