Zjarr në katin e parë të një pallati në Tiranë, shpëton 39-vjeçarja

Zjarr në katin e parë të një pallati në Tiranë, shpëton 39-vjeçarja

NULL NULL
2 months më parë

Një zjarr ka rënë në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39-vjeçare, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./T Ch/