Zjarr në Ferizaj: Dëmtohen tri vetura, arrestohet 38 vjeçari NULL NULL 22.06.2025 19:57 22.06.2025 19:57 Zjarr fotoilustrim Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi“, në Ferizaj. Lidhur me rastin është arrestuar një 38 vjeçar me incialet A.D, si i dyshuar për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. I njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt. Rreth kësaj ngjarje detaje për Klankosova.tv ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt. Veseli tha se me këtë rast janë dëmtuar edhe tri vetura. “Më 22.06.2025, rreth orës 17:10, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj është raportuar një zjarr. Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit nga zjarri janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesë plastike, me një dëm të vlerësuar rreth 1800 euro “, deklaroi Veseli për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 3 orë më parë