Zjarr në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën NULL NULL 07.07.2025 19:04 07.07.2025 19:04 Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka mbyllur kufirin me Kosovën për shkak të zjarrit të ndezur afër tunelit-Stankovec. Në njoftim, QKMK-ja thekson se drejtuesve të veturave i është kërkuar që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas. “Sot, më datë, 07.07.2025 rreth orës 16:00 nga pala e RMV-së jemi njoftuar se në Maqedoninë e Veriut është ndezur zjarr afër tunelit– Stankovec, në RMV dhe Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas. Për këtë arsyeje nuk ka qarkullim në hyrje të PKK Hani i Elezit. Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë