Zjarr i madh në Strugë, përfshihen nga flakët 33 varka (VIDEO) NULL NULL 22.07.2019 14:12 22.07.2019 14:12 Një zjarr i madh mbrëmë ka shpërthyer në qendër të Strugës, me ç’rast është djegur parkingu i klubi t“Snegar” nga Struga. Njësitë e zjarrëfikësve kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, mirëpo të djegura kanë përfunduar 33 varka me vela, dhe 4 varka me motor si dhe komplet dokumentacioni, 60 vjet i vjetër i klubit. Alsat-M raporton se gjithashtu është shkaktuar dëm i madh material, mirëpo për fat të mirë nuk ka të lënduar. Anëtarët e klubit “Snegar” kanë ngelur të zhgënjyer pas fatkeqësisë së madhe e cila e kaploi këtë klub. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 27 sekonda më parë