Lajmet e fundit

Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e së premtes në Zonën Industriale të Fushë-Kosovës.
Nga të dhënat zyrtare policore, mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Në vend të ngjarjes janë njësitet e zjarrfikjes, forca policore sikurse edhe autoambulanca.
Sipas të dhënave jozyrtare, nga flakët është përfshirë një depo afariste.
Zjarr i madh në Fushë Kosovë, ende nuk dihet se çfarë po digjet
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Fushë-Kosovë.
Ende nuk dihet se çfarë po digjet dhe nëse ka persona të lënduar.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve për të marrë më shumë informacione lidhur me incidentin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.