Zimmer për Morricone-n: Kurdo që i dëgjoni krijimet e tij tani, ju do ta dëgjoni frymën e tij NULL NULL 06.07.2020 19:31 06.07.2020 19:31 Kompozitori filmik, Hans Zimmer, ia ka dhënë lamtumirën kolegut të tij, Ennio Morricone-s, i cili vdiq sot në moshën 91 vjeç. Që të dy bartin një trashëgimi të pasur kompozimesh filmike, ndërkaq tani Zimmer e ka ritheksur ndikimin dhe mbresën që italiani e kishte lënë në të. “Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre,” shkruan Zimmer në llogarinë e tij në Facebook. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë: Ennio. Nota e parë e tij që e pata dëgjuar më kishte mbërthyer dhe nuk më lëshonte. Kurrë nuk kam vendosur që të bëhem kompozitor filmi. Ennio dhe Sergio Leone e kryen këtë për mua, duke më lënë që ta përjetoj magjinë e tyre. Ennio më mësoi që melodia më e thjeshtë, më e pastër dhe më e sinqertë është më e vështira për t’u shkruar. Kjo nuk është e thënë që të jetë e lehtë, e që është një mision i thellë në të cilin jemi dhe se duhet ta marrim seriozisht dhe me përulësi kur shkruajmë muzikë. Dhe që puna jonë është që të jemi shokët e ngushtë të regjisorit dhe që ta frymëzojmë atë. Një dirigjent i mirë merr frymë me orkestrën si të jenë një. Kurdo që i dëgjoni krijimet e tij tani, ju do ta dëgjoni frymën e tij…mund të mos e shihni atë…por do ta dëgjoni përgjithmonë. Çao, mjeshtër! Ennio.The first note I ever heard of his grabbed hold of me and wouldn’t let me go. I never decided to become a film… Publiée par Hans Zimmer sur Lundi 6 juillet 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Marteti: Gjithçka ishte spontane nga performanca në aeroport të Romës (VIDEO) 3 minuta më parë
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 2 orë më parë