Lajmet e fundit

Rankimi i dobët në PISA është pikënisja e temës së MAT, por që fokusi është te kompletimi i mozaikut për të arritur te ngritja e nivelit.
“Zilja e padëgjuar”, është dokumentari, përmes së cilit synohet të vazhdohet të tregohet që arsimi nuk është temë që duhet të diskutohet me cikle, por që kjo çështje duhet të jetë përditshmëria e secilit.
Në këtë edicion përveç shkaktarëve, përqendrimi është te zgjidhjet që mund të aplikohen, duke nisur nga klasa.
Nuk ka pyetje, përveç që do t’i gjendet përgjigja, por që secili do ta ndjejë peshën e përgjegjësisë që ka në piramidën e madhe të edukimit dhe shkollimit; nxënësi, prindi, mësimdhënësi, drejtuesi lokal e qendror i arsimit…
Duke u bërë të gjithë bashkë, për ta dëgjuar “zilen” e PISA, mund të nisë së ndryshuari gjendja e boshtit të shtetit, në të cilin lidhet çdo sferë tjetër.
Këtë të mërkurë, ndiqeni dokumentarin “Zilja e padëgjuar”, me fillim nga ora 22:10.