Zidane: Vazquez meriton kontratë të re në Real Madrid NULL NULL 26.11.2020 16:22 26.11.2020 16:22 Trajneri Zinedine Zidane beson se mesfushori Lucas Vazquez “e ka Real Madridin në zemrën e tij” dhe se ai meriton t’i ofrohet një kontratë e re nga klubi. “Ai gjithmonë jep çdo gjë nga vetja. Unë gjithmonë e kam vlerësuar atë për atë që ai na jep në fushë”, ka thënë Zidane për Movistar+, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. “Tani ai e ka mundësinë që të na tregojë aftësitë e tij. Ai ishte një lojtar i të rinjve dhe e ka Real Madridin në zemrën e tij”. “Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe klubi e di këtë gjë. Unë mendoj se do t’i vazhdohet kontrata”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.