Zidane flet për Neymarin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zidane flet për Neymarin

NULL NULL
17/03/2018

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka dashur të flasë më shumë për Neymarin dhe spekulimet që e lidhin atë me një kalim në Real Madrid.

“Çdokush e ka mendimin e vet. Ai është një lojtar shumë i mirë, por nuk luan për Real Madridin”, tha Zidane në konferencë për media.

“Unë mund të flas vetëm për lojtarët e mi; ato janë komentet tuaja”.

“Nuk dua që të flas për një lojtar që nuk është njëri nga ne. E respektojmë PSG-në; nuk është e jona që të flasim për këto gjëra”.