Lajmet e fundit

Zinedine Zidane ka folur për rolin e Rayan Cherkit në formacion, duke theksuar se talenti francez mund të përshtatet në disa pozicione të ndryshme.
“Cherki në një mesfushë me tre lojtarë? Ai është i gjithanshëm dhe mund të luajë në të gjitha pozicionet në repartin ofensiv. Sinqerisht, lojtarët me cilësi mund ta bëjnë këtë. Edhe kjo është dëshira ime”, u shpreh Zidane.
Legjenda franceze vlerësoi gjithashtu kontributin e Cherkit në të dyja fazat e lojës, pas paraqitjes ndaj Turqisë.
“E dimë se çfarë është i aftë të bëjë me topin, por edhe pa të. Ai ishte i përfshirë si në animimin mbrojtës, ashtu edhe në atë ofensiv. Është një pozicion që më pëlqen për të”, përfundoi Zidane. /Klankosova.tv