23:47, 14 Korrik 2020

Kandidati i parë shqiptar për kryeministër në Maqedoni të Veriut, Naser Ziberi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë ndonëse në situatë të jashtëzakonshme.

“Deri tash kanë votuar personat në izolim dhe të infektuar, sot kanë votuar personat në burg dhe paraburgim dhe nesër do të votojnë të gjithë qytetarët me të drejtë vote. Shqiptarët më nuk janë inferior por duan të jenë faktorë vendosës në krijimin e konjukturës së ardhshme qeverisëse”.

“Kjo çon mesash se shqiptarët duan të jenë të barabartë në çdo dimension me maqedonasit”, është shprehur Ziberi, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë në Edicionin Special se Qeveria nuk do të mund të formohet pa shqiptarët.

“Sipas të gjitha sondazheve partitë politike maqedonase nuk do të mund të formojnë Qeveri pa partitiv politike shqiptare. BDI, kandidat i së cilës jam unë ka dominuar skenën politike në 20 vitet e fundit. Sipas të gjitha matjeve ka një përkrahje masoviike dhe mendoj se BDI dhe partitë tjera politike do të jenë faktor pa të cilat nuk do të mund të formohet Qeveria dhe ky është shansi ynë për t’u faktorizuar”.

“Qytetarët janë të ngopur nga pluralizmi antagonues i subjekteve dominante. Vullnetarisht nuk kanë bërë asnjë kompromis për shqiptarët nga marrëveshja e Ohrit dhe të tilla nuk ka pasë edhe në periudhat e mëvonshme”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë