Zhytej me gomone në plazhin e Gjipesë, e lëndoi një 46 vjeçar NULL NULL 15.06.2025 16:28 15.06.2025 16:28 Policia e Shtetit ka bërë të ditur se të dielën në plazhin e Gjipesë, një 46-vjeçar shqiptar që banon në Gjermani është lënduar nga një tjetër, i cili ishte duke u zhytur afër tij me gomone. Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është me inicialet K.V, banues në Orikum dhe është 27-vjeç, kurse viktima është me inicialet D.S. “Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore”. “Gjithashtu, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K.V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.