14:21, 18 Prill 2019

“Shkallët e Shenjta” të Romës, në të cilët disa katolikë besojnë se kishte ecur Juzusi në Jerusalem, janë zhveshur nga një shtresë mbrojtëse prej druri për herë të parë pas gati tre shekujsh dhe janë restauruar.

28 shkallë të mermerit do të mbeten të zhveshur përkohësisht për pelegrinët e devotshëm që të ecin me gjunjët e tyre në to me kontaktin direkt me gurin, derisa t’i mbulojnë sërish në muajin qershor, shkruan reuters, transmeton Klan Kosova.

Sipas gojëdhënës, shkallët e njohura si “Scala Sancta” ishin pjesë e pallatit të Ponc Pilatit në Jerusalem dhe u sollën në Romë në vitin 326 nga Shën Helena, nëna e perandorit romak Konstandinit, pasi u konvertua në krishterim. Por, disa shkencëtarë besojnë se shkallët janë thjesht pjesë e një legjende ose kopje simbolike e shkallëve të pallatit të Pilatit, i cili sipas biblës ishte personi që iu nënshtrua kërkesave të liderëve çifutë të Jerusalemit që Jezusi të kryqëzohej.

Në vitin 1723 Papa Innocenti XIII kishte urdhëruar që shkallët të rrethohen me dru për t’i mbrojtur nga dëmtimet e pelegrinëve.

“Këto shkallë i kemi parë të “gdhendura” në mënyrë krejtësisht të pazakontë. Këmbët e pelegrinëve pothuajse i kanë gërmuar”, ka thënë At Francesco Guerra, rektor i faltores së Shkallëve të Shenjta, të cilët i vizitojnë çdo vit qindra mijëra pelegrinë.

Nën drurin që i mbulonte, restauruesit gjetën monedha, fotografi, tespihe dhe shënime të vogla të shkruara me dorë me përmbajtje të lutjeve të mbetura gjatë viteve.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë