Zhvillohet ilaç i ri për trajtimin e kancerit të gjirit NULL NULL 09.12.2019 20:00 09.12.2019 20:00 Është zhvilluar një ilaç që ndalon formën më vdekjeprurëse të kancerit të gjirit në gjurmët e tij. Terapia eksperimentale mbi kancerin e trefishtë negativ të gjirit ka funksionuar në qelizat e tumorit njerëzor të rritur në laborator dhe minj të gjallë. Ajo parandaloi përhapjen e sëmundjes – një proces i quajtur metastazë. Shkencëtarët shpresojnë për sukses të ngjashëm te njerëzit. Kanceri i trefishtë negativ i gjirit ka pak mundësi trajtimi efektiv dhe migron në lokasione të tjera duke shkaktuar lloje të tjera të kancerit si dhe ka më shumë gjasa të përsëritet dhe të jetë fatal. Ilaçi i quajtur MS1943 shkatërron një proteinë të njohur si EZH2 që nxitë rritjen e tij – ndërsa len vetëm qelizat e shëndetshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024