11:30, 13 Gusht 2019

Një vaksinë për të mbrojtur njerëzit kundër infeksionit të transmetuar sekusalisht klamidia, ka kaluar testet fillestare të sigurisë.

Kjo është vaksina e parë e këtij lloji që testohet tek njerëzit.

Ekspertët thonë se imunizimi mund të jetë mënyra më e mirë për të trajtuar sëmundjen që përbën gati gjysmën e të gjitha infeksioneve seksuale të diagnostikuara në Britani.

Aktualisht ka nevojë për më shumë prova që të kontrollohet se sa mirë funksionon dhe çfarë doze duhet administruar, thotë revista Lancet Infectious Diseases.

Këto teste do të zgjasin me vite dhe ndërkohë mënyra më e mirë për të shmangur marrjen e klamidisë gjatë seksit është duke përdorur prezervativ.

Konkurs Pune

Lexo më shumë