Zhvillimi i trurit varet nga fuqia e këmbëve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhvillimi i trurit varet nga fuqia e këmbëve

NULL NULL
14/11/2015

Sipas një studimi të kryer përgjatë një dekade me 300 binjake, ato që kanë këmbë më të fuqishme kanë një tru më të zhvilluar.

Akademikë nga Universiteti “The King’s” në Londër thonë se  fuqia e këmbëve tona është një tregues nëse po stërvitemi sa duhet për ta mbajtur mendjen dhe trurin në formë.

Rezultatet treguan se binjakja që kishte këmbë më të fuqishme se tjetra që në fillim të studimit kishte një tru më të zhvilluar në fund të tij, transmeton oranews.

Shkenctarët shprehen për gazetën “Gerontology” se ushtrimet për këmbët çlirojnë lëndë kimike në trup që ndikojnë në zhvillimin e trurit.

Ata gjithashtu shtojnë se zbulimi është provë se të gjithë aktivitetet fizike ndikojnë  në shëndetin e mendjes tonë.