Zhvillimet në veri, QUINT-i: Thërrasim autoritetet e Kosovës të tërhiqen menjëherë NULL NULL 26.05.2023 21:32 26.05.2023 21:32 Shtetet e QUINT-it, ShBA-ja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërhiqen prej veriut. Pesëshja e QUINT-it, po ashtu bënë thirrje që të de-përshkallëzohet situata dhe të ketë koordinim të ngushtë mes autoriteteve të Kosovës me ato të EULEX-it dhe KFOR-it. “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen, të shtensionohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, QUINT-i është shprehur i shqetësuar me ngritjen e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën. “Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Ata, po ashtu e kanë dënuar edhe sulmin e EULEX-it në veri të vendit gjatë ditës së sotme. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 4 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 5 orë më parë