Zhvendoset “Dardanus”, sigurohet pllaka në parkun arkeologjik (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhvendoset “Dardanus”, sigurohet pllaka në parkun arkeologjik (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 25.02.2023 20:34

Në lagjen Karposh të Shkupit, që nga java e kaluar po bëhen gërmime për varreza antike. Një nga ato që u gjet, po ruhet me shumë kujdes.

Kjo pasi në të është i gdhendur një tog fjalësh “Dardanus”, që dëshmon prezencën e dardanëve në kryeqyetitn e Maqesonisë së Veriut.

Çfarëdo që zbulohet në këto gërmime ato nuk do të humbin. Këtë premtim e dhanë nga qeveria maqedonase që thonë se nuk e lënë që ngjarja që iu ndodhi në Jugosllavi kur pushteti i asaj kohe i zhduki disa këso fakte të rëndësishme për shqiptarët, të iu përsëritet.

Këta pohojnë se për këtë zbulim po bashkëpunojnë edhe me qeveritë në Shqipëri e Kosovë.
Bile, nga kjo e fundit kontribuan edhe në leximin e këtij shkrimi.

Ndonëse jo të tillë, ndihmë këtu ofroi edhe një arkeologe që ckado që po e sheh në këtë vend po e lë pa fjalë.

“Këto janë shumë të rëndësishme për gjithë popullatën këtu, gjitha materialet po fotografohen regjistrohen hulumtohen behet permbledhje e tyre dhe pas punimit vendosen se ku do të vendosen”, tha Vera Antanaskovska, arkeologe.

Për shumicës prej tyre që u gjetën në këtë tokë private planifikohet që të ju bëhet vend në muzeun e shtetit, që të jenë të qashshme edhe për vizitorët.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.