Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

NULL NULL
17.06.2025 11:06

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zhivojin Nesiq, duke e dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, saktësisht për dhunim seksual ndaj një viktime.

Nesiq është fajtor se në bashkëkryerje me pjesëtarë të panjohur të forcave serbe, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv

Gjykatësja Namani-Hajra tha se në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 5 mars 2024.

Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Dënimi me burgim, të akuzuarit Nesiq do t’i ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.