Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhgënjimi i serbit që u kthye në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
10.05.2015 22:14
Zharko Bellosheviq është kthyer nga Kragujevci në Istog. Ai flet shqip, por nuk është aspak i kënaqur me trajtimin nga institucionet kosovare.

Lufta e fundit në Kosovë kishte detyruar edhe familjet serbe të shpërngulen në Serbi. Mirëpo ka edhe familje të cilat janë kthyer dhe po jetojnë në Kosovë.

Zharko Bellosheviq gjithë ditën e kalon duke u kujdesur për dy gica, të cilët ia falën fqinjët e fshatit.

Bellosheviq është i vetmi serb që bashkë me gruan e tij u kthye në Kosovë gjatë mujave të fundit.

Por, ky fakt nuk ndikoi  aspak që ai të ketë ndonjë privilegj në fshatin Cerkolez të Istogut. Ai tha se pas kthimit nga Kragujevci i Serbisë, i mungojnë kushtet elementare.

Serbi i cili flet edhe shqip, shprehet i zhgënjyer pas kthimit në Kosovë.

“Nuk kam asgjë – vetëm dy gica të cilët m’i kanë dhuruar komshinjtë. Ministria bën thirrje për të na kthyer por nuk na japin gjë. Që kur kam ardhur nuk kam as energji elektrike.”

Komuna e Istogut është zotuar se së shpejti do ta vizitojë familjen Bellosheviq.

Aktualisht, në fshatin Cerkolez jetojnë 19 familje serbe, të cilat janë kthyer në vitet e pasluftës.

Ndiqeni storien më të zgjeruar nga Vullnet Krasniqi, gazetar i Klan Kosovës.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.