Zhegrovën po e lyp klubi më i madh në botë – Real Madridi NULL NULL 18.09.2024 22:12 18.09.2024 22:12 Edon Zhegrova i Lille në ndeshjen kundër PSG-së, 17 dhjetor, 2023. Foto | AP Real Madridi po do që ta transferojë Edon Zhegrovën, raporton Radio Montecarlo, përcjell Klan Kosova. Këtë raportim e ka publikuar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll, Defenca Central. 25-vjeçari ka kontratë me francezët deri më 2025, mirëpo kampionët aktualë të Evropës mund ta rrëmbejnë atë për diku rreth 25 milionë euro. Kosovari luajti shumë mirë sezonin e kaluar, mirëpo fillimin e këtij të tanishmit e ka nisur edhe më mirë duke shënuar kundër Paris Saint-Germainit në Ligue 1, dhe duke e dërguar Lillen në Ligën e Kampionëve me golat e tij në fazën e plejofit.