Zhegrova pas nënshkrimit me Lillen: Një hap i madh në karrierën time

Zhegrova pas nënshkrimit me Lillen: Një hap i madh në karrierën time

NULL NULL
1 week më parë

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova është shprehur i lumtur pas nënshkrimit me skuadrën e Ligue 1, Lille.

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj, me të cilët do të mund të përparoj”, tha Zhegrova.

“Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, u shpreh tutje ai, transmeton Klankosova.tv.

22-vjeçari i është bashkuar klubit me kontratë pesëvjeçare. Ai ka vendosur të veshë fanellën me numrin 23.