Zhegrova në radarin e Napolit NULL NULL 26.05.2023 12:36 26.05.2023 12:36 Napoli pasi e ka siguruar titullin e kampionit, është duke menduar për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Siç shkruan Corriere dello Sport, është emri i Edon Zhegrovës që po i pëlqen skuadrës napolitane. Sulmuesi kosovar mund të transferohet në “Diego Armando Maradona”, për rreth 10 milionë euro. Zhegrova që aktualisht luan për Lille në Francë, këtë sezon ka zhvilluar 24 paraqitje, teksa ka kontribuar me 4 gola dhe pesë asistime. Veç Napolit, edhe Milani është raportuar se është interesuar për sulmuesin kosovar. /Klankosova.tv.