Zhegrova me Lille në Play-Off, eliminojnë Fenerbachen e Mourinhos nga Champions NULL NULL 13.08.2024 21:50 13.08.2024 21:50 Edon Zhegrova, Lille, Champions League, Mourinho Lille ka prekur finalen e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve. Skuadra e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, ka arritur ta eliminojë Fenerbachen e Jose Mourinhos, duke mos i lënë ta fitojnë ndeshjen para dhjetëra mijëra tifozëve turq, në Stamboll, njofton Klankosova.tv. Vendasit e fituan ndeshjen e rregullt 1-0, pas autogolit të Bafode Diakite në minutën e 91. Madje u gjenden edhe në avantazh numerik në fushë, kur mbrojtësi i Lille, Aissa Mandi, u ndëshkua me karton të kuq gjatë vazhdimeve. Megjithatë një penallti pak minuta para fundit të ndeshjes, e konkretizuar në gol nga sulmuesi kanadez, Jonathan David, ia siguroi skuadrës franceze kalimin në fazën finale të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve. Në duelin e parë, Lille fitoi 2-1, pikërisht me golin e Edon Zhegrovës në minutën e 92, i cili rezultoi deçiziv në këtë sukses, raporton Klankosova.tv. Për të qenë pjesë e fazës së grupeve në kompeticionin kryesor të futbollit evropian, francezët duhet ta kalojnë Slavia Pragën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.