Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhegrova, i gatshëm kundër Brestit

NULL NULL
06.12.2024 17:54
France Soccer League One
Edon Zhegrova i Lilles feston pas golit të shënuar kundër Rennes në stadiumin Stade Pierre Mauroy në Villeneuve-d'Ascq, 24 nëntor, 2024. Foto: AP

Në mesjavë, Edon Zhegrova mungoi për Lillen, ndërsa trajneri Bruno Genesio pati njoftuar se ai ka pësuar një lëndim të muskulit aduktor.

Por, duket se lëndimi s’ka qenë serioz, pasi ylli kosovar është i ftuar për ndeshjen e sotme kundër Brestit në kuadër të Ligue 1.

Ndonëse ende s’janë publikuar formacionet zyrtare, në faqen zyrtare të Lille FC në X, është publikuar një video nga zhveshtorja e klubit, ku shihet e varur fanella e Zhegrovës.

Ndeshjen Lille-Brest do të mund ta ndiqni nga ora 19:00 në kanalin sportiv S2 të platformës Artmotion. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.